Federata marokene ankesë në FIFA

Futboll

Federata marokene ankesë në FIFA

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:43
Federata marokene ankesë në FIFA

Federata e Futbollit të Marokut ka bërë një ankesë zyrtare në FIFA në lidhje me vendimet e arbitrit Cesar Ramos pas humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Francës.

Marokenët humbën 2-0 ndaj skuadrës së Didier Deschamps për t’i dhënë fund një ecurie historike në turne, me Marokun që u bë skuadra e parë afrikane që arrin në këtë fazë të një Kupe Botërore.

Megjithatë federata e Marokut nuk është e kënaqur me vendimet e Ramos dhe pretendon se u ka mohuar ‘dy penallti të dukshme’ gjatë pjesës së parë të ndeshjes.

Në një deklaratë në faqen e tyre, federata marokene tha gjithashtu: “Federata Mbretërore e Futbollit Maroken proteston ashpër kundër arbitrimit të ndeshjes së kombëtares marokene kundër kombëtares franceze, të drejtuar nga Cesar Ramos".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat