Nasser Al Khelaifi, presidenti i Paris Saint Germain, ka sqaruar në një intervistë për La Gazzetta dello Sport situatën e dy yjeve kryesore të ekipit, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, të cilët do të përballen në finalen e Kupës së Botës në Katar.
Për të ardhmen e dy futbollistëve, numri një i klubit parisien dhe i ECA-s, ka shpjeguar: “Mbappe sapo ka nënshkruar rinovimin e kontratës dhe ajo e Messi-t zgjat deri në qershor.
“Si ata të dy ashtu edhe të gjithë lojtarët tanë janë të lumtur të luajnë për Paris Saint-Germain. Këtë e tregojnë paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit, edhe para Kupës së Botës. Deri tani nuk kemi humbur asnjë ndeshje”.
Një koment edhe për Kupën e Botës në Katar: “Mund të themi se është Botërori i PSG-së. Me kë jam tifoz në finale? Franca është në zemrën time”, ka thënë Al-Khelaifi.