Cikalleshi protagonist në Arabinë Saudite, sulmuesi i Kombëtares gjen rrjetën në ndeshjen e Kupës!
Sokol Cikalleshi është bërë protagonist në sfidën e Kupës që skuadra e tij Al Khalej po luan me Al Feihan.
Në minutën e 19’, sulmuesi i Kombëtares shqiptare merr një top të bukur pranë zonës dhe me një goditje me të majtën dërgon topin në rrjetë.
Ky ishte goli i dytë për Cikalleshin në aventurën e tij të re në Arabinë Saudite, në 9 ndeshje të luajtur.