Arsenali do jetë aktive në merkaton e janarit.
Arsenali do të përpiqet të kërkojë nënshkrime në merkaton e janarit, sipas trajnerit të ‘Topçinjve’, Mikel Arteta.
“Ne po kërkojmë të forcojmë skuadrën. Kjo skuadër ende nuk e ka luksin për të mos maksimizuar çdo dritare të vetme. Ne duhet ta bëjmë këtë sepse është vërtet e rëndësishme,” tha Arteta.
“Ne duhet të marrim profilin e duhur, duhet të jetë lojtari i duhur për të na çuar në nivelin tjetër”, përfundoi ai.
Lajmet në Angli raportojnë që lideri aktual i Premier Ligës do kërkojë për një sulmuesi, pasi Gabriel Jesus është jashtë për disa muaj për shkak të lëndimit.
Mbetet të shihet se shërbimet e cilit lojtar do t`i marrin ‘Topçinjtë’.