Ilieski, sërish forcon mbrojten e FC Shkupit

Futboll

Ilieski, sërish forcon mbrojten e FC Shkupit

Më: 4 janar 2023 Në ora: 16:59
Ilieski

Qendërmbrojtësi Darko Ilieski, sërish rikthehet në Çair, duke firmosur kontratë me kampionin aktual, FC Shkupin.

Mbrojtësi nga Prilepi, sezonin e nisi te skuadra e Struga Trim Lum, për të cilën zhvilloi 15 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Mirëpo tani vendosi që të rikthehet në ekipin e Shkupit, për të cilin, në vitin 2020 regjistroi 20 ndeshje, prej tyre 18 në kampionatin e Maqedonisë dhe 2 në garat evropiane.

Ardhja e Ilieskit te FC SHkupi, do të thot shtrëngimin e mbrojtjes, pasi që 27 vjeçari ka eksperiencë të madhe duke u paraqitur në fanellën e skuadrave të Koperit në Sllovei, Pelisterit, Borecit, Tikveshit, Shirakut në Armeni, Pobedës dhe Metalurgut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat