Djali i Van Persie “çmend” Holandën!
16-vjeçari Shaqueel van Persie, djali i Robin van Persie, në gjurmët e të atit.
Ai është thirrur nga Kombëtarja U-17 e Holandës pasi po zhvillon një sezon të shkëlqyer.
Edhe pse është ende në hapat e parë të karrierës, sulmuesi i ri i ngjan shumë babait të tij në stil loje dhe lëvizje.
Gjatë këtij sezoni me fanellën e Feynoord U-17 ai ka shënuar 16 gola në vetëm 13 ndeshje të luajtura.