Pasi u be futbollisti më i ri i thirrur në Kupën e Botës në Katar 2022, Youssoufa Moukoko vazhdon të përflitet per te ardhmen e tij. Sulmuesi i Borussia Dortmund është një nga talentet më të paster të skuadrës verdhezi, por kontrata e tij po skadon pas disa muajsh dhe shumë emra të mëdhenj nëpër Evropë tashmë e kanë vënë si objektiv.
I intervistuar nga Sky De, CEO i Borussia Dortmund, Watzke foli për rinovimin e mundshëm të kontratës për klasën e vitit 2004. Duke folur për Moukoko, CEO i Borussia Dortmund tha: “Unë mendoj se i gjithë procesi është mjaft normal. Ndryshimi është thjesht se ai është vetëm 18 vjeç dhe ka debutuar tashmë në Kupën e Botës. Kjo sigurisht e bën atë edhe më publik”
“Është legjitime që ai përpiqet të marrë një pozicion të mirë për veten e tij – vazhdoi ai. Por është po aq legjitime të kemi idetë tona dhe nëse ato nuk përkojnë me atë të lojtarit, bashkëpunimi nuk do të mund të vazhdojë. Natyrisht ne shpresojmë te qëndroje, por nuk mendoj se do të nënshkruajë rinovimin vetëm për mirënjohje ndaj klubit.
Mirënjohja nuk është një valutë në futbollin profesionist” Sulmuesi i ri gjerman ka shënuar tashmë 6 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 14 paraqitje në Bundesligë këtë sezon. Por nëse e tashmja e tij është qartësisht e ndritshme, e ardhmja e tij duket ende e shkruar.
I lindur në Yaoundé, Kamerun, Youssoufa Moukoko u rrit në lagjen muslimane të La Briqueterie në qendër të qytetit, përpara se të transferohej në Hamburg, Gjermani në moshën 10-vjeçare, ku babai i tij kishte punuar për më shumë se 25 vjet.
Ai filloi të hidhte hapat e tij të parë në botën e futbollit në St. Pauli, ku u shfaq, duke u vënë re nga klube të shumta gjermane si Borussia Dortmund, të cilat e rekrutuan atë në vitin 2016. Pasi u transferua në klubin e Ruhr, disa media madje fillojnë të dyshojnë në moshën e tij reale, gjë që, megjithatë, konfirmohet nga prindërit e tij, të cilët ofrojnë një kopje të certifikatës së lindjes të paraqitur në konsullatën gjermane.
Me U-17-të ai shënoi një numër mbresëlënës golash, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë në kampionatin U-17 në 2018-ën (viti në të cilin ai fitoi edhe titullin) dhe në 2019-ën, respektivisht me 37 dhe 46 gola. Kështu Moukoko tërheq shpejt vëmendjen e mediave dhe bashkë me to edhe markave, të cilat shohin tek ai një lojtar të madh të ardhshëm: ai nënshkruan një kontratë me Nike në moshën 14-vjeçare, e vlerësuar në rreth 10 milionë euro!