Partnerja e tradhtoi me lojtarin e njohur, pas kësaj ndodhi katastrofa!
Çifti i njohur në Spanjë i jep fund lidhjes.
Samuel Chavez dhe Tania Deniz, një nga çiftet më të njohur në edicionin e fundit të “Ishullit të Tundimeve” në Spanjë, i kanë dhënë fund lidhjes, teksa shkaktar është bërë mesfushori i Barcelonës, Pedri.
Mediat iberike bëjnë me dije se Tania kishte pasur një lidhje të fshehtë me Pedrin.
Siç zbulohet nga “Socialite”, takimi mes Tania Deniz dhe Pedrit u zhvillua në Tenerife në javën e fundit të gushtit, kur bukuroshja seksi dhe Samuel Chavez po përpiqeshin të pajtoheshin.
Me bërjen publik të lajmit, çifti vendosi t’i jepte fund romancës së tyre.