Redon Xhixha zyrtarisht pjesë e Qarabagut në Azerbajxhan.
Klubi ku lënë mbresa ish-futbollisti i Kombëtare Shqiptare, Ansi Agolli, e ka prezantuar plot stil ish-sulmuesin e Laçit dhe Tiranës.
Sikurse ka njoftuar më parë SuperSporti, Xhixha ka firmosur kontratë me kohëzgjatje tre vjet e gjysmë, ndërsa nga ky transferim ka përfituar plot 550 mijë euro.
Kjo lëvizje do të jetë një humbje sa u takon golave për kryeqytetasit, pasi deri në këto momente 24-vjeçari kryeson listën e golashënuesve të Superiores, me 11 gola, por nga ana tjetër ky transferim do të mbushë arkat e klubit me të titulluar në Shqipëri.