Mkhitaryan kujton sherrin me Mourinhon

Futboll

Mkhitaryan kujton sherrin me Mourinhon

Më: 28 janar 2023 Në ora: 22:15
Henrikh Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan, ka konfirmuar se pas largimit të tij nga Manchester United në janar 2018 i ka paraprirë një sherr me trajnerin e skuadrës, Jose Mourinho.

“Nuk e di se çfarë kishte në kokën e tij. Kam punuar shumë çdo ditë për të marrë një shans.

Më pa në mëngjes dhe më tha: “Për shkakun tuaj jam duke u kritikuar në shtyp”.

Unë i thashë: “Çfarë do të thuash, zotëri? Nuk po e bëj këtë me qëllim për t’ju kritikuar”, tha armeni.

Është e vërtetë që keni pasur një konflikt gjatë ndeshjes?

“Po, është e drejtë. Këtu filloi gjithçka dhe vendosa që nuk kisha më asgjë për të bërë në Manchester.

Nëse punoj, mbroj, ndihmoj skuadrën, dhe shënoj por dikush është i pakënaqur, atëherë nuk kam asgjë për të bërë. Nuk doja të humbisja kohë, doja të vazhdoja dhe të luaja futboll”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat