Bayern Munchen fitoi 3-0 ndaj Bochumit.
Bavarezët siguruan triumfin e tretë radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë, por kjo nuk mjafton.
Të martën (14) do të jetë PSG përballë, në një “finale” të parakohshme në Champions League.
Kampionët e Gjermanisë vizitojnë “Parc des Princes”. Ndërkohë, skuadra që do të kualifikohet në çerekfinale do të vendoset tri javë më vonë në “Allianz Arena”.
Julian Nagelsmann e di mirë se çfarë vështirësie ka përballja ndaj kampionëve të Francës.
Pas fitores kundër Bochumit, trajneri i Bayernit nuk i kurseu kritikat, duke motivuar djemtë e tij në lidhje me takimin e radhës.
“Nëse luajmë kështu të martën përballë PSG-së nuk do të na mjaftojë për t’u kualifikuar.
Nëse luajmë me gazin shtypur, ne arrijmë të prodhojmë një lojë argëtuese, krijojmë entuziazëm dhe mund të fitojmë 5-0.
Por, neve na mungon disi vrulli për të cilin po flas.
Kryesojmë Bundesligan me vetëm një pikë më shumë se ndjekësit.
PSG është një skuadër e klasit botëror, kështu që duhet të bëjmë një ndeshje perfekte në Francë”, u shpreh Nagelsmann.