Këtë vikend na presin ndeshjet e top ligave evropiane të futbollit.
Nuk do të ketë ndonjë ndeshje derbi, por padyshim do të jenë interesante.
Manchester City që mori fitore të madhe në udhëtim e Arsenali e që doli në pozitën e parë, këtë vikend më saktësisht të shtunën i shkon Nottingham Forestit.
Xhiroja e 24-të e Premierligës hapet me Arsenalin që luan si mysafir i Aston Villas.
“Topgjinjt” nuk janë në formën e tyre më të mirë në xhirot e fundit, me çka ka bërë që ta humbin pozitën e parë.
Të shtunën luajnë edhe Chelsea e Liverpooli.
Londinezët në shtëpi presin Southamptonin.
Blutë kanë formë të tmerrshme këtë stinor, janë të dhjetit, një pozitën më lartë tyre qëndron Liverpooli, që i shkon Newcastle United.
Newcastle ka humbur shumë pikë javëve të fundit duke rënë në vendin e katërt dhe kërkon fitore të mbajë hapin për një vend në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, “The Reds” janë jashtë formës, ndonëse fituan derbin e Liverpoolit.
Të dielën, Manchester United e pret Leicester Cityn që po kalon formë të mirë xhirot e fundit.
Unitedit i duhet medoemos fitorja që ta mbajë vendin e tretë, kurse për Leicesterin të ngjitet në pjesën e parë të tabelës.
Tottenhami që është i pesti, këtë javën luan me West Hamin në shtëpi.