Pioli: Kriza përjetohet emocionalisht

Futboll

Pioli: Kriza përjetohet emocionalisht

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 12:44
Pioli

Sot në 18:00 në transfertë ndaj Monzës duhet dhënë një tjetër sinjal. I treti i vërteti për një Milan, që synon të dalë nga kriza, të cilën me një fitore në kampionat e një në Champions duket sikur e ka hedhur pas.

Në konferencë për shtyp, Stefano Pioli i konfirmon këto qëllime.

Si është Milani?

"Kemi bërë vetëm dy ndeshje të mira, por duhet të vazhdojmë kështu.

Me Monzën do të kemi përgjigjet për gjendjen tonë.

Kriza përjetohet emocionalisht, ashtu si momentet pozitive, por ne duhet të jemi sa më të ftohtë.

Te djemtë kam parë shikimin e tigrit e jam i sigurt se nuk do të zhgënjejnë", thotë Pioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat