Balogun në ‘radarin’ e klubit të madh italian!
Arsenali në fund të këtij sezoni, do të marrë vendimin nëse do të shesë apo do të mbajë Folarin Balogun, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Balogun aktualisht po luan në formë huazimi tek Reims në Ligue 1 dhe është duke bërë një sezon mjaft të mirë. Ai deri tash ka shënuar 15 gola për skuadrën franceze.
Sipas gazetarit Romano, lojtari është duke u vëzhguar nga klubi i madh italian, Milan, megjithatë, kuqezinjtë ende nuk kanë nisur negociatat me Arsenalin për transferimin e mundshëm të Balogun në ‘San Siro’.