Kvara do të transferohet te Reali

Futboll

Kvara do të transferohet te Reali

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 23:32
Khvicha Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia është surpriza më e bukur në Serie A këtë sezon.

Por jo vetëm, ylli gjeorgjian po bën shumë mirë edhe në Champions League me kryesuesit e kampionatit italian.

Bashkë me Victor Osimhen, 22-vjeçari ka formuar një dyshe magjike në ofensivën e skuadrës së Luciano Spallettit, që nuk po njeh rivalë në asnjë turne.

Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i njohur i Liverpoolit, beson se Kvara do të transferohet te Reali i Madridit. “Unë mendoj se Kvaratskhelia është lojtari më interesant në Europë.

Sezonin e ardhshëm ne mund ta shohim atë me fanellën e Real Madrid”, u shpreh anglezi për BBC Sport. Kvara numëron 12 gola dhe 15 asiste gjatë 25 ndeshjeve të këtij sezoni me Napolin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat