Futbollisti Albion Rrahmani është protagonist i fitores së Ballkanit të Therandës.
Therandasit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Trepçës '89, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë.
Rrahmani me dinakërinë e tij, ka realizuar në minutën e 88-të. Ballkani kryeson me 47 pikë e Trepça '89 është në vend të shtatë me 22.
Java e 21-të
Trepça '89 – Ballkani 0:1
Dukagjini – Llapi 0:1
Drenica - Gjilani 1:2
Malisheva - Ferizaj 1:1
Prishtina - Drita 1:2
Java e 22-të, do të takohen: Ferizaj - Drita, Malisheva - Ferizaj, Llapi - Prishtina, Gjilani - Trepça '89 dhe Ballkani - Dukagjini.