Arsenali vazhdon me fitore në Premier League dhe është në rrugë të mirë drejt titullit Angli.
"Topçinjtë" shënuan fitore në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Leicester Cityt.
Një gol iu anulua në pjesën e parë, për të cilin asistoi Granit Xhaka por pas shikimit të VAR-it, u konstatua faull në sulm.
Martinelli në minutën 46-të ka realizuar për fitoren e madhe të Arsenalit, që nuk matet as me ari.
Xhaka u paraqit titullar duke treguar angazhim të madh.
Pas javës së 25-të në Premier League, Arsenali kryeson me 57 pikë, ka një ndeshje me pak dhe pesë pikë më shumë se Mancheste City në vend të dytë dhe Leicester është i 14-ti me 24.