“Është një ndeshje e rëndësishme kundër Romës, sepse do të luhet mes dy rivalësh direktë.
Objektivi i parë është të distancohemi nga skuadrat pas nesh. Mourinho?
Do të doja ta takoja në fushë.
Mendimi im është i tillë: kur një trajner penalizohet, gjoba mund të jetë e mjaftueshme për të ndihmuar dikë që ka nevojë, në vend që ta mbajë jashtë edhe në ndeshjen tjetër”.
Kështu u shpreh trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp prezantuese, në prag të ndeshjes në shtëpinë e Romës. Më tej vazhdoi: “Pogba reagoi mirë në debutimin e tij.
U stërvit mirë dje, por nuk ka shumë minuta lojë në këmbët e tij.
Ai u kthye pozitivisht pas një kohe të gjatë dhe u fut menjëherë në ndeshje.
Është normale se duhet të përmirësohet, për momentin është një zgjidhje e shkëlqyer e stolit.
Milik do të rikthehet pas pushimit dhe Kaio Jorge nuk është ende i disponueshëm.
Të tjerët janë të gjithë gati, përfshirë Mirettin që është kthyer”.
Disa fjalë dhe për objektivin e sezonit: “Të shkojmë në Champions League me 15 pikë penalizim nuk do të ishte si të fitonim një titull, por do të ishte si të fitonim tre të tillë”.