Pioli në ankth për ndeshjen me Totenhemin

Futboll

Pioli në ankth për ndeshjen me Totenhemin

Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:51
MIlani

Për të dytën ditë radhazi Brahim Diaz nuk është stërvitur me shokët.

Spanjolli që mungoi ndaj Fiorentinës vijon të jetë në pikëpyetje për ndeshjen me Totenhemit për shkak të një problemi fizik.

Problem i ndryshëm, por ankth i njëjtë edhe ai i shkaktuar nga Olivie Zhiru. Pyka prej së dielës vuan një formë gripale e cila e ka penguar të stërvitet me ekipin.

Edhe ai në dyshim për të mërkurën mbrëma, por megjithatë Pioli do ta grumbullojë me shpresën që do ta rikuperojë në minutat e fundi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat