Sulmuesi shqiptar, Silvio Merkaj po kalon një formë mjaft të mirë në Serinë C italiane teksa duket se është “abonuar” me golin.
25-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e sotëm ndaj San Donatos, ku skuadra e tij Entela triumfoi me rezultatin 4-1.
Për Merkajn ky ishte goli i 13-të në kampionat, teksa sulmuesi shqiptar është shndërruar në një lider te skuadra e Entelës që renditet në vendin e dytë me 68 pikë, 4 më pak se Rexhiana kryesuese.
Me këtë ecuri, gjasat janë të mëdha, që Merkaj në të ardhme të transferohet në një skuadër edhe më cilësore.