Marco Mancosu, mesfushori i Cagliarit, ka habitur në intervistën e dhënë së fundmi.
Duke folur për situatën e skuadrës, Mancosu një theks të veçantë e ka vënë te trajneri Claudio Ranieri, për të cilin nuk i kursen fjalët e mira, madje shkon deri aty sa shprehet se do bënte çdo gjë që do i kërkonte tekniku.
“Ai shkruajti historinë e futbollit, vetëm duhet ta falënderojmë.
Nëse ai thotë të hidhem nga kati i tretë, unë do të hidhem.
Të kesh atë në stol është një mundësi e pabesueshme për rritje.”-deklaroi mesfushori.