Milani në ankth për Kalulu. Qendërmbrojtësi francez ka lënë grumbullimin me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve dhe është rikthyer në Milano, pasi ka pësuar një dëmtim.
Për momentin ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, teksa mbrojtësi francez pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore paraditen e të hënës.
Pierre Kalulu u grumbullua nga Franca U21, por pa nga stoli të gjithë ndeshjen me Anglinë. Dëmtimi duket se ka qenë më i rëndë nga sa pritej, ndaj francezët e dërguan menjëherë në Milano për të nisur rikuperimin.
Ndërkohë Stefano Pioli kryqëzon gishtat, pasi Kalulu është një mbrojtës mjaft i rëndësishëm i formacionit.
Për më tepër, Milanin e pret një tur force në Chapions ndaj Napolit e kampionat për të siguruar një vend në katërshen e parë.