Eintracht Frankfurt insistoi shumë, krijoi pafund, por nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Bochum, duke lënë dy pikë të rëndësishme për objektivin Champions.
Të parët kaluan miqtë në avantazh në minutën e 13’ me anë të japonezit Takuma Asano. Gjithsesi, festa e Bochum nuk zgjati shumë.
Randal Kolo Muani fitoi një penallti, mori përsipër ekzekutimin dhe riktheu baraspeshën nëntë minuta më vonë.
Ky ishte goli i 12-të sezonal në Bundesliga për sulmuesin e kombëtares franceze. Më shumë se ai ka shënuar vetëm Niclas Fullkrug i Ëerder Bremen (15).
Lojtarët e Eintrachtit tentuan deri në momentet e fundit fitoren, por nuk ia dolën të realizonin golin e dytë.
Tashmë mbeten në vendin e gjashtë me 41 pikë.
Ndërkohë, Bochum regjistroi rezultatin e tretë radhazi pozitiv.