Arteta gjen “sulmuesin”

Futboll

Arteta gjen “sulmuesin”

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:50
Folarin Balogun

Me 19 gola në 31 ndeshje mes Kampionatit francez e Kupës së Ligës, “bomberi” anglez, Folarin Balogun padyshim që ka “rindezur” karrierën e tij me kalimin te francezët e Reims, në fillim të këtij sezoni.

Anglezi 21-vjeçar, pjesë e ekipit të Arsenal, u huazua në gjatë merkatos së shkuar të verës nga “topçinjtë” te francezët e Reims, me teknikun Mikel Arteta, i cili nuk kishte besim te sulmuesi,.

Mirëpo Balogun i ka mahnitur të gjithë, teksa me formën që ka treguar dhe kontributin e madh që ka dhënë me golat e shënuar i rendit francezët në vendin e 4-rt renditjen e golashënuasve, duke kaluar në listë emra të mëdhenj si Leo Messi, Neymar e Wissam Ben Yedder.

Kjo formë fantastike e 21-vjeçarit padyshim që ka rënë dhe në sytë e teknikut të “topçinjve”, Mikel Arteta, i cili ka nisur takimet me bordin drejtues të “topçinjve”, si dhe me vetë lojtarin në mënyrë që të rikthejnë “bomberin” anglez, në “Emirates Stadium”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat