Vinicius Zhunior fitoi me të drejtë vlerësimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.
Kërcënimi kryesor në mbrojtjen e Çelsit tha për mikrofonat e “Movistar” se Reali i Madridit mund të kishte fituar më thellë kundër skuadrës së Frenk Lampardit, por gjithsesi duhet të jetë i kënaqur që do të shkojë në “Stamford Bridge” edhe me një avantazh komod si 2-0.
“Ne luajtëm shumë mirë, presioni ishte si në sezonin e kaluar.
Është një nga ndeshjet më të mira të sezonit, por është koha për t’u rikthyer dhe ne duhet të mbajmë kokën të qetë dhe të luajmë fortë si këtu”.
Por a mund të kishin shënuar kampionët e Europës më shumë se dy herë? “Ne kishim shumë hapësirë dhe gjithmonë duam të shënojmë më shumë gola, por luajtëm kundër një ekipi të madh dhe e dimë se sa e vështirë është të luash ndeshjen e dytë jashtë, prandaj donim të shënonim më shumë gola. Por tani duhet të mbajmë kokën të qetë”.
Skuadra e Karlo Ançelotit transformohet në Ligën e Kampioneve edhe braziliani është i ndërgjegjshëm për peshën e fanellës së skuadrës më të titulluar të kontinentit:
“Të gjithë lojtarët që veshin këtë fanellë e dinë që të luash në Ligën e Kampioneve është shumë e veçantë, tifozët po bëjnë presion dhe nëse luan për Madridin duhet ta kesh këtë dëshirë në Ligën e Kampioneve”.
Dhe në fund një koment për formën e tij: “Unë stërvitem me Pintus, ndërsa në shtëpi me trajnerin tim personal për të shkuar mirë në këto ndeshje dhe në këto faza të sezonit”.