Messi ka 4 opsione në tavolinë

Futboll

Messi ka 4 opsione në tavolinë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 12:57
Messi

Në Spanjë, deri më tani, nuk flitet gjë tjetër veçse për Leo Messin.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona, duke përfituar nga fakti se kontrata e tij me PSG-në skadon më 1 korrik, dëshiron ta rikthejë atë në Katalonjë dhe do të ishte e gatshme t’i ofronte një kontratë një ose dyvjeçare, falë të ardhurave shtesë.

200-300 milionë euro mes “Merchandising”, sponsorë dhe biletave të shitura. Sipas raportimeve të “Sport”, megjithatë, ylli argjentinas ka gjithmonë katër opsione në tryezë.

E para vjen nga Al Nassr, skuadra arabe në të cilën luan Ronaldo, e cila do të ishte gati për një ofertë të madhe prej 400 milionë eurove në sezon.

E dyta është e lidhur me MLS, me Inter Miami të Beckham. E treta është ajo e qëndrimit te PSG, me një rritje page dhe e katërta është rikthimi te Barcelona.

Messi do të dëshironte të qëndronte në Europë për të fituar ende në këtë kontinent dhe për momentin do të donte të vishte përsëri fanellën e Barcelonës.

Presidenti Laporta beson se i ka një “borxh moral” Messit pas largimit të tij.

Përveç kësaj do të kishte mundësi të stërvitet nga ish-shoku i tij i skuadrës, Xavi, i cili do të ishte udhërrëfyesi ideal për fundin e karrierës së Messit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat