Manchester United është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Kupën FA.
Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag e eliminoi sonte Brightonin në gjysmëfinale të kësaj gare.
Fituesi i këtij takimi u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Ashtu si koha e rregullt prej 90 minutave, ashtu edhe vazhdimet u mbyllën me rezultat të barabartë.
120 minutat e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës përfunduan baras dhe pa gola.
“Djajtë e Kuq” triumfin e arritën në penallti, ku u treguan më të saktë dhe fituan 7:6.
Manchester United në finale do të takohet me rivalin lokal, Manchester Cityn.
Finalja e Kupës FA do të zhvillohet më 3 qershor.