Kruniç: Isha shumë i tensionuar për Napolin

Futboll

Kruniç: Isha shumë i tensionuar për Napolin

Më: 28 prill 2023 Në ora: 12:24
Kruniç

Rade Kruniç është duke kaluar një sezon shumë të mirë, ndërsa i ka surprizuar të gjithë me formën e treguar.

Së fundmi mesfushori i Milan ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për skuadrën, por jo vetëm edhe për jetën personale.

I pyetur nëse ishte më i tensionuar në momentin kur u bë baba për herë të parë, gjë që ndodhi para disa ditësh, apo për ndeshjen e kthimit me Napolin në Champions League, Krunic habiti me përgjigjen e tij.

“Ne u kthyem vonë nga Napoli dhe më pas unë dhe gruaja ime shkuam shumë në spital për të përgatitur gjithçka për lindjen.

Para ndeshjes i kisha kërkuar vetëm të mos lindte më datë 18, përndryshe nuk do të kisha mundur të isha atje sepse me Napoli ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, në dy ditë pata dy kënaqësi të pabesueshme, ishte një javë perfekte”-deklaroi Rade Kruniç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat