Lens ka shënuar fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj Reims, në takimin e javës së 35-të elitës së futbollit francez.
Vendasit nga minuta e 19-të luajtën me një lojtar me pak, kur u përjashtua Danso por këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzuan lojtarët e Reims-it.
Arbër Zeneli u paraqit nga minuta e 74-të për Reims por dolën duarthatë nga ky udhëtim.
Për Lens shënuan Frankowski (40') e Fofana (55') dhe për Reims Balogun (23' - nga penalltia).
Pas javës së 35-të, Lens zë vendin e dytë me 75 pikë, ka tre me pak se lideri PSG dhe Reims është në të 10-tin me 50 sosh.