Interi e siguroi mbrëmë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 13 vjetësh pritjeje, respektivisht për herë të gjashtë në histori të tij.
Herën e fundit kur shkuan në finale, “Nerazzurri” triumfuan ndaj Bayern Munichut në vitin 2010.
E tash, Zikaltrit do ta kërkojnë trofeun e katërt të Championsit në Stamboll pasi e eliminuan mbrëmë Milanin në gjysmëfinale, të cilin e mposhtën në përballjen e dyfishtë me rezultat të përgjithshëm, 3:0. /Gazeta Express/
Finalet e Interit në Champions
Në vitin 2010 e mposhtën Bayernin 2:0;
Në 1972 e humbëm finalen nga Ajaxi i Johan Cruyffit, 0:2;
Në vitin 1967 humbën nga Celtic Glasgoë, 1:2;
Në vitin 1965, ata mposhtën Benficën, 1:0;
Në vitin 1964 e mposhtën Real Madridin në finale, 3:1.