Hakan Çalhanoglu do të rinovojë kontratën e tij me Interin.
Kjo mund të arrihet shumë shpejt, pasi sipas gazetarit italian Fabrizio Romanos, është çështje kohe që të bëhet zyrtare kontrata e re e turkut.
Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027.
Mesfushori iu bashkua Interit më 1 korrik të vitit 2021, pasi u largua nga rivali lokal Milani.
Ndërkohë, Hakani me bashkëlojtarët arritën të kalojnë të martën mbrëma në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku atje do të presin fituesin e ndeshjes Man City – Real Madrid.