Pranë largimit

Futboll

Pranë largimit

Më: 18 maj 2023 Në ora: 22:11
Masimiliano Alegri

Juventusi vazhdon të deklarojë se Masimiliano Alegri është i paprekshëm. Por me sa duket, planet e bardhezinjve apo vetë trajnerit, janë të ndryshme pasi klubi torinez ka nisur të kërkojë një emër të ri për stolin, e për më tepër ka piketuar atë që dëshiron.

Paolo Berluskoni, vëllai i Silvio Berluskonit dhe presidenti i Monzës, ka bërë të ditur për mediat italiane se bardhezinjtë janë të interesuar për të vënë në drejtimin e skuadrës Rafaele Paladinon.

Ky i fundit, ish-futbollist i bardhezinjve, ka drejtuar Monzën në një sezon spektakolar në Serinë A ku ka marrë rezultate të rëndësishme dhe ka siguruar me qetësi mbijetesën e ekipit.

“Paladino do të qëndrojë te Monza, do të flasim me të në fund të vitit, edhe pse është Juventusi që po e kërkon.

Do të jetë e bukur që t’i themi “jo” Juventusit”, tha Berluskoni për ”Radio Rai”, duke bërë të qartë se ka kërkesa të rëndësishme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat