Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Liverpoolit dhe Aston Villas, e vlefshme kjo për xhiron e 37 dhe të parafundit të këtij sezoni të Premier Ligës.
Liverpooli do të synojë me çdo kusht fitoren sot, që të vazhdojë të mbajë gjallë shpresat për top 4 këtë sezon.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Liverpooli e mposhti 3:0 Leicester Cityn, kurse Aston Villa e mposhti Tottenhamin me rezultat të ngushtë 2:1.
Momentalisht, Liverpooli zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e 65 pikëve, tetë sosh larg Aston Villas që renditet në vendin e tetë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Bajcetic, Keita, Nunez, Ramsay dhe Thiago, kurse te Aston Villa mungojnë Coutinho dhe Steer.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Robertson, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold; Henderson, Fabinho, Jones; Diaz, Gakpo, Salah
Aston Villa (4-3-2-1): Martinez; Cash, Konsa, Mings, Digne; McGinn, Kamara, Douglas Luiz; Bailey, Ramsey; Watkins