Juventusi është në një situatë të vështirë për shkak të seancave gjyqësore dhe Zdenek Zeman është i bindur se gjërat janë më thellë se ajo që pasqyrohet në media.
Legjenda çeke ka reaguar në lidhje me vendimet që kanë dhënë për Juventusin, duke u shprehur se nuk mund të jetë një çështje e mbyllur kur një bord drejtuesish jep dorëheqjen dhe në fund, vendimi është për pafajësi.
“Në fund gjërat u zgjidhën në mënyrën italiane, siç zgjidhen shumica e gjërave në këtë vend. U vendos që të mos vendoset asgjë, sepse kështu është për të mirën dhe interesin e të gjithëve.
Kur një bord drejtuesish jep dorëheqjen dhe në fund nuk ka vendim, mendoj se ka diçka që nuk shkon”, u shpreh Zeman.