Ish-trajneri i Tottenham, i papunë prej disa muajsh tashmë, Antonio Conte ka folur për të ardhmen.
Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet italiane, Conte shprehu dëshirën për një rikthim në futbollin e vendit të tij.
“Dëshira për të qenë trajner është gjithmonë aty, pasioni nuk shuhet kurrë.
Nuk po e kërkoj me ankth një skuadër, por nëse do të ndodhte që të kisha ndonjë ofertë serioze, do ta konsideroja, në Itali apo jashtë saj”-tha Conte.