Futbollisti më përvojë, Astrit Fazliu, do të vazhdojë karrierën në Vjosë të Shtimes, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Fazliu është prej lojtarëve më të mirë që ka pas Kosova në vitet e pas luftës, një periudhë ka luajtur për Shkëndijen e Tetovës, Prishtinën, Partizanin e Tiranës, Dritën etj.
Së fundi është paraqitur edhe për Ferizajn.
“Astrit Fazliu është përforcimi i madh i KF Vjosa.
Astriti lojtar që luan si mesfushor ofenziv, ka luajtur për shumicën e ekipeve në Superligë me shumë sukses si FC.Prishtina, FC.Feronikeli, FC.Drita dhe së fundi ka luajtur për FC.Ferizaj po ashtu ka luajtur edhe me Partizanin dhe Flamurtarin e Shqipërisë dhe FC Shkëndija Tetovë.
Astriti është ndër lojtarët më të trofeshëm në Kosovë, 5 herë kampion Kosove, 3 herë fitues i Kupës.
Me Astritin i shtojmë kualitet dhe shumë përvojë ekipës sonë.
Mirësevjen Astrit në qytetin e Shtimes dhe në KF.Vjosa!
Vazhdojmë me superpërforcimet në ditët në vazhdim”, njofton FC Vjosa.