Juventusi nis me “fshesën”, nuk ka lojtarë të pashitshëm

Futboll

Juventusi nis me “fshesën”, nuk ka lojtarë të pashitshëm

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:54
Juventusi

Juventusi me Kristiano Xhiuntolin në krye të menaxhimit sportive, ka një objektiv të parë shumë të qartë, të shesë lojtarë.

Klubi bardhezi ka vendosur që nuk ka të patransferueshëm dhe se është radha e tyre për t’u rinovuar, padyshim duke ulur kostot aty ku është e mundur.

Trajneri Maksimiliano Allegri kërkoi dhe mori vazhdimësinë e Rabiot dhe Milik, dhe mirëpriti Timoti Veah nga Lille. Amerikani do të jetë trashëgimtrari i Kuadrado, i cili u largua si lojtar i lirë dhe ishte “viktima” e epokës së re.

Të parët në listën fillestare janë: MekKeni, Artur dhe Zakaria, të kthyer nga huazimi dhe jashtë planeve të Allegrit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi pret të marrë 50 milionë euro me lamtumirën e tyre.

Nuk do të jetë e lehtë, sidomos në rastin e Artur-it, paga e të cilit i ndërlikon negociatat. “Zonja e Vjetër”, megjithatë, është e hapur për t’u ndarë edhe me peshat e rënda. Ata do të dëgjojnë oferta për Shçeznin, Bonuçin, Ruganin dhe Aleks Sandro-n.

Por nuk duhet të lënë pas as dyshja e yjeve, Kieza me Vlahoviçin, që në rast të ndonjë oferte të mirë, ata mund të largohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat