Klubi i Ajaxit tregon gjendjen e legjendës

Futboll

Klubi i Ajaxit tregon gjendjen e legjendës

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:48
Edvin Van Der Sar

Legjenda e portës holandeze, Edvin Van Der sar është në luftë me jetën, pasi pësoi një hemorragji cerebrale në tru gjatë pushimeve që po kalonte me familjen në ishullin Hvar të Kroacisë.

Klubi i Ajakist, në të cilin Van Der Sar është dhe shef ekzekutiv, ka zbuluar si është gjendja shëndetësore e ish-gardianit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Edvin Van Der Sar do të qëndrojë nën kujdesin intensiv për momentin.

Gjendja e tij është e qëndrueshme por ende shqetësuese.

Ajax e ndan këtë informacion në emër të Anamari Van Der Sar, gruaja e Edvin.

Familja Van Der Sar, së bashku me Ajaxin, janë mirënjohës dhe thellësisht të prekur nga mesazhet e shumta mbështetëse”, shkruan klubi holandez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat