Situatë e pasigurt në klubin e Barcelonës në prag të sezonit të ri futbollistit.
Siç raportohet nga Esport3, fondi gjerman i investimeve, që duhej të blinte 16% të Barça Studios, është tërhequr.
Një situatë që rrezikon të shkatërrojë mundësinë e arkëtimit të 65 milionë eurove, aq të nevojshme për të regjistruar lojtarë që janë ende pezull (as blerjet e reja).
Burime pranë klubit katalanas mohojnë situatën e vështirë në qëndrimin e tyre për “El Mundo Deportivo”, duke këmbëngulur se negociatat me fondin janë ende në vazhdim.
Kujtojmë se në gjendjen aktuale, Barcelona nuk mund të regjistrojë prurjet e reja, si: Inigo Martinez, Ilkay Gundogan dhe Oriol Romeu.
Këtyre u shtohen edhe elementë të tjerë që kanë rinovuar së fundmi kontratën, si: Ronald Araujo, Marcos Alonso, Sergi Roberto dhe Inaki Pena.