PSG ka vendosur që të çojë deri në fund luftën me Kilian Mbape, ose të paktën kështu do të bëjë derisa t’ia lejojë dritarja e merkatos..
Klubi parisien kishte deklaruar se Mbape do të mbetej jashtë planeve të klubit nëse nuk rinovonte ose nuk transferohej, dhe kështu ka ndodhur për ndeshjen e parë në kampionat ndaj Lorio.
Klubi parisien ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën dhe aty nuk gjendet emri i sulmuesit të Francës. Njëkohësisht, të njëjtën situatë duket se po e përjetojnë edhe dy yje të tjerë,
Nejmar dhe Verrati, të cilët gjithashtu janë lënë jashtë përzgjedhjes së Luis Enrikes për këtë duel dhe u është komunikuar që të gjejnë një sistemim të ri.
Ky është vetëm hapi i parë i klubit, por edhe i Mbape, i cili ka pranuar se do të respektojë vendimet e klubit. Por ndërkaq, në Francë raportojnë se përfaqësuesit e tij ligjorë po bëhen gati të hedhin ën gjyq klubin nëse një gjë e tillë do të vazhdojë edhe pas mbylljes së merkatos.