Jude Bellingham-it iu desh pak për të qenë protagonist në La Liga me fanellën e Real Madrid-it. Mjaftoi një ndeshje, ajo kundër Athletic Bilbaos në San Mames, e fituar 2-0 nga Los Blancos, për të shpalosur cilësitë e tij.
Njëzet vjeç dhe një dëshirë e madhe për të fituar, veçanërisht pas nënshkrimit të kontratës me madrilenët. Ai hyri në dhomën e zhveshjes së kampionëve të mëdhenj si Kroos dhe Modric, dhe nuk u ndikua nga presioni dhe pesha e një transferimi me vlerë mbi 100 milionë euro.
Personaliteti, ai që djali ka treguar gjithmonë edhe në vitet e tij në Dortmund dhe më pas e ka konfirmuar me ardhjen e tij në Madrid me zgjedhjen e një numri jo të rastësishëm në ato anë, ose më saktë 5-n e Zidane. Një fanellë e rëndë për një lojtar të ri, por zakonisht një fillim i mirë është gjysma e punës.
Që në ditët e para të Bellingham te Real Madrid, më së shumti binte në sy përkushtimi i tij në punë, dëshira për të përballuar gjithçka me buzëqeshje dhe fakti që u integrua menjëherë me shokët e rinj të skuadrës.
Ancelotti nga ana e tij i qepi një pozicion perfekt si mesfushor sulmues pas dy sulmuesve për ta lejuar atë të depërtonte dhe të shkonte dhe të finalizonte aksionin.
U tha, u bë… sepse lojtarit të datëlindjes 2003 iu deshën vetëm 36 minuta për të realizuar golin e tij të parë për Los Blancos në La Liga, goli i tij i parë zyrtar pas golit kundër Manchester United në turneun amerikan.
I ri po, por tashmë me një eksperiencë të rëndësishme pas tij, e cila e bëri të piqet dhe të sigurojë kombëtaren edhe për Botërorin e Katarit. Raul, një tjetër ikonë e Realit dhe trajner i Castillas, u mahnit nga pjekuria e tij: “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”.
E thënë prej tij, kjo fjali merr një vlerë edhe më të rëndësishme duke pasur parasysh serinë e kampionëve me të cilët ka luajtur dhe fituar në kohët historike me “camiseta blanca”. Bellingham ka bërë për vete Real-in dhe nëse dita e mirë duket që në mëngjes.