Sabattini “shigjeton” Mourinhon

Futboll

Sabattini “shigjeton” Mourinhon

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:09
Sabattini

Lajm i ditës nga futbolli italian është pa dyshim transferimi i Romelu Lukakut te Roma. Verdhekuqtë po bëjnë goditjen e madhe të merkatos, pasi sulmuesi belg, tashmë i konfirmuar prej disa sezonesh në elitë e futbollit italian, ishte më pranë Juves apo qëndrimit tek Interi.

Walter Sabattini, ish-drejtor sportiv tek skuadra kryeqytetase, në një prononcim për “Gazzetta dello Sport” e pranon se firma me Lukakun është një goditje e madhe për Romën.

“Goditje e madhe, nuk ka dyshim. Lukaku është një lojtar që kur është mirë, mund të bëjë i vetëm sulmin.

Në letër, me Dybalan mund të formojë një dyshe të jashtëzakonshme, sepse integrohen mirë për sa i përket cilësisë”.

Para se të siguronte shërbimet e belgut, Mourinho e gjykoi Romën si ekip mes vendit të pestë dhe të tetë.

Sabatini, pas blerjes së ish-it të Interit, mendon kështu:

“Nuk do të flisja kurrë për lojtarët e mi në këtë mënyrë, por ai është i tillë, ne e njohim. Megjithatë, me ardhjen e Lukakut, ai nuk do të mund të fshihet më: Roma duhet të të jetë në gjendje të luftojë për vendet e para”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat