Masanga Matondo është përfundimisht një lojtar i Partizanit.
Këtë lajm e kanë bërë publik vetë kampionët e Shqipërisë përmes rrjeteve sociale.
Partizani bën me dije se është arritur marrëveshja me Hatayspor për transferimin përfundimtar të mesfushorit.
“Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin turk Hatayspor për transferimin e lojtarit Masanga Matondo.
Kampionët e Shqipërisë kanë konkretizuar sot marrëveshjen për transferimin me titull definitiv te mesfushorit 24 vjeçar te Hatayspor skuadër e cila këtë sezon është pjesë e Superligës turke”-shkruan Partizani.