Armenia ka shkaktuar senzacion duke i marrë pikë Turqisë në Eskishehir.
Ballafaqimi ka përfunduar baras (1:1) mes këtyre kombëtareve.
Në minutën e 49-të, futbollisti Dashyan ka realizuar për armenët dhe për turqit ka shënuar Yildirim (88’).
Pas xhiros së pestë në Grupin D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Turqia kryeson me 10 pikë, pasojnë Kroacia me 7, Armenia 7 Uellsi 4 dhe Letonia me 0 pikë.