Diego Simeone, trajner i Atletico Madrid është një nga ata që nuk ka aspak dyshime apo ndrojtje t’i përgjigjet pyetjes se cili është lojtari më i mirë në botë. “El Cholo”, e theksoi edhe njëherë tjetër se Messi është më i miri dhe sipas tij, pas Botërorit të fituar me Argjentinën, për këtë temë nuk duhet të ketë më debat.
“Cili është lojtari më i mirë në botë?
Është e thjeshtë, Messi. Sapo është shpallur Kampion i Botës, çfarë tjetër duhet të bëjë?”, u shpreh Simeone që preferoi t’i përgjigje shkurt dhe në mënyrën më konkrete të mundshme pyetjeve rreth Messit.
Kujtojmë se së fundmi mbi suksesin e Argjentinës në Katar, u ngritën shumë dyshime nga ish-trajneri i Holandës, Louis Van Gaal i cili theksoi se Botërori ishte i vendosur dhe se atë duhej ta fitonte kombëtarja amerikano-latine si një shpërblim për Messin.