Monaco mundet në shtëpi nga Nice, me këta të fundit që morën fitoren 0-1 në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë të Ligue 1.
Vendasit patën mundësinë që të merrnin avantazhin në minutën e 11’, por Balogun nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fillim të fraksionit të dytë Monaco pati një tjetër mundësi për të shënuar, por sërish Balogun humbi penallti, këtë herë në minutën e 55’.
Ndërsa Monaco nuk ia doli të shënojë, Nice bëri gjithçka për të marrë 3 pikët në këtë javë dhe e bëri me Boga që shënoi golin e vetëm në minutën e 90+1’.
Pas javës së gjashtë të Ligue 1, Monaco renditet në vend të dytë me 11 pikë, teksa Nice ngjitet në krye të renditjes me 12 pikë.