Një lajm i keq për futbollin shqiptar dhe në veçanti për atë shkodran duke qenë se është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, Nuh Isufi.
Në muajt e fundit shëndeti i Isufit është rënduar si pasojë e një sëmundje të rëndë që për fat të keq nuk arriti ta mposhtë.
Isufi ka qenë pjesë e Vllaznisë në vitet 1960/70 ndërsa për një periudhë katërvjeçare është aktivizuar edhe me Naftëtarin, për t’u rikthyer sërish në Shkodër.
Klubi i Vllaznisë i shprehu ngushëllimet familjes së Isufit teksa shkodranët humbasin kështu një pjesë nga historia e tyre.