Transferimi i Leo Messi te Inter Miami ishte befasia më e madhe e merkatos që lamë pas.
Ai menjëherë pati impakt, me ekipin nga MLS që arriti ta fitonte Kupën e Ligës.
Ndërkohë, presidenti i Inter Miamit, David Beckham ka zbuluar se si arriti ta bind argjentinasin për të nënshkruar me ta.
“Ne i bëmë ofertën [Lionelit], por ai kishte oferta nga Arabia Saudite, ai kishte oferta për t’u rikthyer në Barcelonë dhe ajo e Barcelonës më shqetësoi vërtet, sepse e preku në zemër, ai kurrë nuk mund të thoshte një lamtumirë të duhur, por më pas i takoi atij të vendoste”, filloi Beckham.
“Ne gjithmonë donim që ai [Messi] të vendoste bazuar në dëshirën për të jetuar atje me familjen e tij, duke dashur të fitonte dhe të luante futboll në mënyrën se si ai luan, por ne donim që ai ta shpallte atë në mënyrën e tij. Ai fjalë për fjalë ishte ulur në një dhomë hoteli me shokun e tij duke filmuar dhe duke thënë se do të vinte në Miami.
Pra, për ne ishte e pabesueshme, unë isha shumë emocional për këtë sepse është dashur shumë punë për të arritur deri këtu”, u shpreh ai.