Laçi pret Skënderbeun në shtëpi në sfidën e vlefshme të javës së tetë të Superiores, me të dyja skuadrat që synojnë tre pikët.
Kurbinasit e drejtuar nga Mirel Josa treguan forcën përballë Tiranës në ndeshjen e fundit dhe kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë dhe kundër korçarëve.
Këta të fundit kanë marrë dy fitore radhazi dhe duan të vazhdojnë ritmin e fitoreve, me Gvozdenoviç që i ka besuar formacionit fitues.
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Dajsinani, Kuirti, Dajko, P. Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Tresa, Ujka, Melo, Sobouale.
Trajner: Mirel Josa
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Liço, Rabiu, Pecani, Gerxho, Nikaj, Rashica.
Trajner: Ivan Gvozdenoviq.