Skuadra e Ferizajt është mposhtur nga Vjosa në udhëtim me rezultat 2:1, në ligën e parë të Kosovës.
“Në shekullin 21 me lujtë n’kësi batanije futboll edhe me kësi referimi, është turpi ma i madh i botës që mundet me ekzistuar”, ka thënë trajneri Ferizajt, Ismet Munishi pas humbjes nga Vjosa.
Ferizaj nuk po i shkon sipas planit në 9-të javët e para të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B.
Vjosa është në vend të tretë me 19 pikë dhe Ferizaj në të katërtin me 14 sosh.